Arsenali njofton marrëveshjet me 4 lojtarë të skuadrës

Pablo Mari, i huazuar nga Flamengo, ka finalizuar transferimin e përhershëm në ‘Emirates’ duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare.

Topçinjtë kanë arritur gjithashtu marrëveshje me Southampton për mbrojtësin Cedric Soares, i cili gjithashtu ishte i huazuar, përcjell lajmi.net. Portugezi ka vënë penën në letër për katër vite.

Një nga befasitë është rinovimi i kontratës së David Luiz, me brazilianin që ka vazhduar qëndrimin në Londër për së paku edhe një vit tjetër.

Dani Ceballos ka vazhduar huazimin e tij deri në fund të sezonit.


Shtuar 24.06.2020 08:20