Arsenali “ngec” në barazim (VIDEO)

Arsenal prap nuk arriti fitore, mirëpo kësaj radhe shpresat ishin të mëdha pasi që në pjesën e parë ishte në epërsi.

Aubameyang kishte shënuar në minutën e 12’ dhe kështu deri në minutën e 54’ Arsenal ishte në epërsi.

Por Ayew shënoi për Crystal Palace dhe e barazoi rezultatin mirëpo e keqja për Arsenal nuk mbaroi këtu pasi që në minutën e 67’ Aumbameyang pas një ndërhyrje mjaftë të rrezikshme u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu Arsenali doli nga kjo ndeshje me vetëm një pikë.


Shtuar 11.01.2020 15:56