Arsenal – Juventus, drejt një shkëmbimi të bujshëm

Arsenal mund të lejojë largimin e Alexandre Lacazette këtë verë, dhe raportohet të jetë e interesuar për një marrëveshje shkëmbimi, përfshirë anësorin e Juventusit, Douglas Costa.

Bianconerët janë të interesuar për një sulmues këtë verë, ndërsa The Athletico shkruan se sulmuesi francez mund të largohet nga Arsenal për 35 milionë euro.

Kontrata e tij përfundon në qershor të vitit 2022, por Arsenal do të ishte i hapur të diskutonte një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Juventus mund të tundonte Mikel Artetan, duke përfshirë Douglas Costan ose Cristian Romero në marrëveshje, për transferimin e 29 vjeçarit në Torino.

Lacazette, ka 16 paraqitje për Francën, ndërsa ka shënuar 10 gola në 30 ndeshje në Premierligë.


Shtuar 11.08.2020 16:06