Arrihet marrëveshja, ylli brazilian i Milanit drejt Ligue 1

Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me Olympique Lyon pëe Lucas Paqueta, i cili duket i vendosur për një lëvizje në Ligue 1.

Braziliani arriti nga Flamengo për 38.4 milionë euro në janar 2019 por ka luftuar për të bindur me përformancat e tij gjatë kohës në ‘San Siro’.

Lyon ka qenë i lidhur me 23-vjeçarin javët e fundit dhe Sky Sport Italia zbulon se Milani ka arritur një marrëveshje me skuadrën franceze për mesfushorin.

Transmetuesi pretendon se është një marrëveshje e kryer midis dy klubeve dhe lojtari tashmë i ka thënë lamtumirë klubit dhe shokëve të tij të skuadrës në Milanello.

Paqueta pritet të mbërrijë në Francë sa më shpejt të jetë e mundur.


Shtuar 29.09.2020 13:09