Arrihet akordi, ylli i Realit transferohet te Milani

Milani vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Pasi siguroi një talent si Tonali dhe një ekspert si Ibrahimovic, i cili rinovoi kontratën, kuezinjtë duket se kanë arritur marrëveshjen me Realin e Madridit për Brahim Diaz.

21-vjeçari pritet të transferohet në Milanello në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare, por madrilenët kanë ruajtur të drejtën e riblerjes së kartonit të futbollistit në rast se klubi italian do ta nxjerrë lojtarin në merkato në të ardhmen, spanjollët do të kenë prioritetin.


Shtuar 1.09.2020 13:22