Armando Sadiku shënon në Spanjë, drejt rekordit të Malagës (VIDEO)

Armando Sadiku shkëlqen sërish në La Liga 2 me Malagën. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë për andaluzianët në takimin e javës së 36-të kundër Gironës.

Sulmuesi i Shqipërisë shfrytëzoi saktë krosimin e shokut të skuadrës duke goditur lehtësisht me kokë në minutën e 49-të.

Ky është goli i 13-të sezonal me Malagën në kampionat, teksa Sadiku ndodhet vetëm një gol larg rekordit të më shumë golave të realizuar nga një lojtar i Malagës në një sezon.


Shtuar 28.06.2020 19:17