UEFA i ka dhënë gjyqtarit italian Daniele Orsato përgjegjësinë për të gjykuar finalen e Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Kjo ndeshje me vlerë të madhe i është befasuar gjyqtarëve italianë për të ndarë drejtësinë dhe gjyqtar kryesor do të jetë Daniele Orsato.
Orsato do të jetë gjyqtari i shtatë italian që gjykon një finale të Ligës së Kampionëve dhe i pari pas Rizzolit që ndau drejtësinë kur Bayerni mposhti Borussia Dortmund në sezonin 2012-13.
Lorenzo Manganelli dhe Alessandro Giallatini do të jenë asistentët e 44-vjeçarit në Lisbonë.
Gjyqtari kryesor: Daniele Orsato (ITA)
Asistentët: Lorenzo Manganelli (ITA) dhe Alessandro Giallatini (ITA)
Gjyqtari i katërt: Ovidiu Hategan (ROM)
VAR: Massimiliano Irrati (ITA)
Asistentët e VAR-it: Marco Guida (ITA), Roberto Diaz Perez del Palomar (SPA) dhe Alejandro Hernandez Hernandez (SPA)