Në fillim u bë virali pasi shndërronte portretin e njerëzve në të plakur, tashmë aplikacioni FaceApp po bëhet sërish viral në media me opsionin e ri se si do ishin ndryshimet për një person nëse do t’i përkiste gjinisë tjetër
Këtë trend e ka provuar së fundi edhe çifti Lorik Cana dhe Monica.
Në fakt ka qenë Monica ajo e cila ka publikuar foton e saj dhe të ish-kapitenit në InstaStory, ku me sa duket i pëlqen shndërrimi.
‘S’dukem keq! Monico”, shkruan ajo për veten.
Por shndërrimi i Lorikut është akoma më argëtues me flokët e gjatë dhe makijazh, të cilin Monica e quan: Lorika.
FaceApp nuk është një aplikacion i ri pasi ka qenë në Android Store që nga shkurti 2017, por ai është rinovuar për të sjellë opsione të reja që i ofron falas.
Nëse dëshironi të provoni edhe ju këtë risi, atëherë ja çfarë duhet të bëni:
Procesi është shumë i thjeshtë: Pasi të instaloni FaceApp në telefonin tuaj, bëni një “selfie” dhe zgjidhni filtrin GENDER për të zbuluar se si do të dukeshit në gjininë tjetër.
