Apel ndaj Qeverisë, klubet e Superiores firmosin për bojkot (FOTO LAJM)

Të 10 klubet e Kategorisë Superiore përsëritin apelin për qeverinë për të reflektuar lidhur me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani. Në mbledhjen e fundit me FSHF-në dhe Ligën Profesioniste të Futbollit u konstatua me keqardhje se këto ndryshime nuk u japin zgjidhje kërkesave të 10 klubeve të Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria shqiptare në tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

Të lidhura

None found

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet, sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga Qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, Liga Profesioniste e Futbollit vendosi të bojkotojë kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.


Shtuar më 6.08.2020 21:55

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş