Altin Lala: Nëse do të kishim një kombëtare, do ta fitonim Kupën e Botës

Legjenda e kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala beson se nëse Kosova dhe Shqipëria do të kishin një kombëtare së bashku do ta fitonin Kupën e Botës.

Menaxheri i Milot Rashicës në emisionin “Unë jam shqiptar” beson se me cilësinë e skuadrës së Kosovës dhe me përvojën e Shqipërisë do të krijohej një ekip tejet i mirë, transmeton Indeksonline.

“Unë jam për një Kombëtare dhe atë për shumë arsye. Kosova ka ecur shumë dhe më ka surprizuar me lojën që bën. Sikur të ishim bashkë gjërat do të ishin ndryshe. Paramendoj lojtarët që janë te Kosova sikur të bëheshin bashkë me këta te Shqipëria, them se do bëheshim kampion bote”, u shpreh Lala.


Shtuar 30.08.2020 06:31