Alli “shpërtheu” pas zëvendësimit, Mourinho mundohet ta mbrojë

Tottenaham humbi ndeshjan e parw tw vlefshme pwr 1/8 e champions nw shtwpi pwrballw Leipzig.

Ajo që ra në sy, përveç përformancës së dobët të Spurs, ishte edhe reagimi i Dele Alli kur u zëvendësua.

Mesfushori shihej duke përplasur një shishe uji në tokë para se të shkonte mërzitshëm në pankinë, kur u zëvendësua nga Erik Lamela në minutën e 64-të në stadiumin e Tottenham Hotspur.

Por Jose Mourinho insiston që Dele Alli ishte zemëruar me performancën e tij dhe jo me vendimin e trajnerit.

“Unë mendoj se ai ishte i zemëruar me performancën e tij, jo me mua,” tha Mourinho për reagimin e Alli.

“Unë mendoj se ai e kupton pse e hoqa dhe performanca jonë u përmirësua”.

Tottenham e ka mundësi të përmirësoj gabimin në ndeshjen e kthimit me 10 mars.


Shtuar 20.02.2020 08:44