Massimiliano Allegri, i gatshëm të marrë drejtimin e Romës pikërisht tani që pronarët Friedkin kanë dyshime serioze për Fonsecan.
Max është lodhur nga qëndrimi jashtë, ai ka nevojë të ndiejë adrenalinën e fushës.
Trajneri nga Livorno është i disponueshëm për të biseduar me pronarët e rinj të Romës.
Ai dëshiron të njohë projektin dhe të kuptojë nëse skuadra është konkurruese.
Nuk është çështja te paratë, ndonëse Allegri “luan” më shifra të larta.
Duhet një projekt i rëndësishëm, duke hapur një cikël për të fituar përsëri.
Gjatë verës, 53-vjeçari kishte kontakte me Paris Saint Germain dhe Interin, por klubi që e ka stolin të tronditur, për momentin, është Roma.
Allegri e ka patur stekën të lartë: kërkonte 10 milionë euro në sezon, por në rastin e Romës duhet t’i ulë pretendimet financiare.
Sezoni i Romës nuk filloi pozitivisht. Barazimi me Veronën shumë shpejt u bë humbje, për shkak të një gabimi trashanik në protokoll.
Nëse klubi verdhekuq ka nisur të mendojë për pasuesin e Fonsecas, zgjidhja optimale do të ishte Allegri.