Alexander-Arnold fton Sanchon te Liverpooli: Është talent i veçantë, e dua në skuadër

Jadon Sancho është pranë rikthimit në vendlindje, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Ylli i madh anglez ka tri vite që është pjesë e Borussia Dortmunit, kur iu bashkua klubit gjerman nga të rinjtë e Manchester Cityt.

Vlera e Sanchos është ngritur ndjeshëm dhe tani anësori anglez vlen rreth 130 milionë euro, pasi kjo është shuma që Dortmundi e kërkon për ta lënë të lirë.

Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë tri skuadrat angleze që e duan me ngulm transferimin e anglezit në verë.

Pas sulmuesit të Chelseat, Caullm Hudson-Odoi, tani edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka ftuar Sanchon t’i bashkohet skuadrës së tij.

“Nëse Sancho do të transferohej te Liverpooli, skuadra jonë do të bëhej edhe më e mirë”, tha Trent gjatë një bisede Live në Instagram.

“Unë do të isha shumë i lumtur nëse do të luaja te Liverpooli me të, pasi të njëjtën gjë e bëjmë edhe në Angli”.


Shtuar 1.05.2020 07:59