Paris Saint-Germain fitoi në gjysmëfinale kundër Leipzig, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të Ligës së Kampionëve.
Lojtarët e PSG-së do të tentojnë të fitojnë trofeun, por përballë do të kenë Bayern Munich që ka zhvilluar një sezon fantastik.
Për t’i motivuar futbollistët e tij, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka menduar që t’iu vejë në dispozicion një bonos mjaft të majmë në rast fitoreje të “kupës me veshë të mëdha”.
“L’Equipe” na informon sot në mëngjes se në rast të një triumfi ndaj Bayernit në Lisbonë, parisienët do të marrin secilin nga 1 M €.