Agnelli me plan të “çmendur”: Guardiola në stol, Van Dijk lider

Guardiola dhe Van Dijk prej kohësh qarkullojnë në ambientet bardhezi si objektivat e mëdha për ta kthyer Juventusin në një skuadër të pamposhtur.

Sic raporton prestigjiozja “The Sun” presidenti i kampionëve të Italisë ka një dëshirë të madhe për pankinën. Agnelli dëshiron Pep Guardiolën dhe ka nisur punën për të transferuar spanjollin në Torino në verë.

Trajneri i Manchester Cityt shihet si profili ideal për të rikthyer Juventusin te loja e bukur dhe për të dominuar, në Europë. Juventusi po mendon t’i bëjë një dhuratë super Guardiolës dhe po përgatit ofertën e radhës për Virgil Van Dijkun të Liverpooli, mbrojtësi më i fortë në planet.

Këto investime Juventus synon t’i kryejë verën që vjen, duke blinduar edhe më shumë skuadrën që ka.


Shtuar 11.02.2020 11:20