Çfarë po ndodh? Agjentët e Lautaro Martinez ndodhen në Barcelonë

Agjentët e Lautaro Martinez , shkruan “TyC Sports” , janë në Barcelonë.

Menaxherët e sulmuesit po përpiqen të gjejnë një zgjidhje, për transferimin e lojtarit në Spanjë, raporton media argjentinase.

Pritet që të ketë një takim mes tyre dhe drejtuesve të klubit të Barcelonës, për të biseduar mbi një kalim të Martinez te skuadra blaugrane dhe për ta vënë atë nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman

Negociatat duket se kishin mbaruar, siç pretendohej edhe nga Inter, por udhëtimi i Beto Yaque dhe Rolando Zarate mund të ndryshojë gjithçka.


Shtuar 10.09.2020 18:04