Achraf Hakimi drejt transferimit te Bayern Munich

Bayern Munich po nteresohet të nënshkruajnë me Achraf Hakimi këtë verë.

AS mëson se mbrojtësi i Real Madrid, i cili është i huazuar te Borussia Dortmund që nga viti 2018, është kthyer në një prioritet për kampionët e Bundesligës, të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për marokenin, si në transferim ashtu edhe në pagën e tij.

Duke qenë i vetëdijshëm për interesimin e Bayern, thuhet se Achraf është i hapur për një transferim në Munih, për dy arsye.

Së pari, Bayern Munich do t’i ofronte gjashtë deri në shtatë milionë euro në vit, që do të nënkuptonte rritje të konsiderueshme të pagës së tij.

Ndërsa arsyeja e dytë, ka të bëjë me atë se ai njeh tashmë Bundesligën, ligë në të cilën është përshtatur me shumë sukses.

Paraqitjet e Achraf gjatë huazimit dy vjeçar te Borussia Dortmund kanë bindur Madridin dhe trajnerin e tyre, Zinedine Zidane, por vetë lojtari nuk duket i bindur për një rikthim në Bernabeu.

21 vjeçari nuk ndjehet i sigurt nëse do të ketë minutazh të mjaftueshme, me Dani Carvajal që mbetet përzgjedhja e parë për trajnerin Zinedine Zidane.


Shtuar 16.06.2020 18:04