Mesfushori i Real Madridit i huazuar te Arsenali ne fillimin e sezonit ka folur për një rikthim të mundshëm në Spanjë.
Spanjolli foli gjerë e gjatë për Marca duke shpalosur detaje nga jeta e tij profesionale.
Ceballos që qëndroi i lënduar për më shumë se dy muaj, tregoi shkakun e lëndimit të tij duke thënë se fajtori kryesor ishte vetë ai.
“Ishte ndeshja kundër Victoria Guimaraes, në Portugali (Liga e Evropës). Lëndimi ndodhi si pasojë e shumë ndeshjeve. Unë do të luaja 17 ndeshje për dy muaj, isha i vetmi që do të luaja kaq shumë. Në atë kohë fola me Unai (Emery) dhe i thashë se doja të luaja pasiqë trupi im e duron”, u shpreh 24-vjeçari.
Fantazisti gjithashtu foli edhe për të ardhmen e tij, gjë për të cilën u përfol shumë pas minutave të pakta me Arsenalin.
“Momentalisht jam i fokusuar vetëm të Arsenali”, deklaroi ai. Ceballos iu bashkua Arsenalit në verën që lamë pas në formë huazimi.
Futbollisti ka luajtur 11 ndeshje me Topçinjtë në Premierligë, ku ka dhuruar dy asiste për bashkëlojtarët.