8 skuadrat që kualifikohen në Kupën e Shqipërisë, ja çiftet çerekfinaliste

Përfundojnë ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

8 skuadra kanë prerë biletën për në çerekfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin kombëtar.

E gjithë vëmendja ishte e përqëndruar në “Elbasan Arena” ku Partizani pavarësisht fitores u eliminua nga Besëlidhja. Të kuqtë mposhtën 3-1 skuadrën e Besëlidhjes por ky rezultat bëhet i “pavlefshëm” për shkak të humbjes ndeshjen e parë në shifrat 0-3.

Në grupin A, Tirana ia doli të kualifikohet ndaj Kastriotit, me rezultatin e përgjithshëm 7-1, teksa në ndeshjen e radhës bardheblutë do të përballen me Besëlidhjen.

Ndeshja më e bukur e kësaj faze pritet të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Bylisit, me këta të fundit që kaluan Laçin me rezultatin e përgjithshëm 4-3, ndërsa korçarët u kualifikuan ndaj Besë së Kavajës me rezultatin 3-0.

Këto janë skuadrat që siguruan kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë: Vllaznia, Tirana, Skënderbeu, Kukësi, Bylis, Apolonia, Besëlidhja dhe Teuta.

Çiftet çerekfinaliste në Kupën e Shqipërisë, ku ndeshjet e para do të luhen në 18 mars:

Tirana-Besëlidhja

Vllaznia-Teuta

Apolonia-Kukësi

Bylis-Skënderbeu


Shtuar 12.02.2020 15:05