50 milion euro për Moratën, Atl Madrid i kthen përgjigje Juventusit

50 milionë euro. Kjo është shuma që Juventusi i ka ofruar Atletico Madridit për të marrë Alvaro Moratan këtë sezon.

Një ofertë kjo e refuzuar në zyrat e “Wanda Metropolitanos”, ku vazhdojnë t’i referohen klauzolës së largimit prej 150 milionë eurosh.

Këmbëngulja e Andrea Pirlos, trajnerit të ri të bardhezinjve, për të pasur në dispozicion numrin 9 të “Los Colchoneros” ka qenë thelbësore në përpilimin e ofertës, që gjithsesi mbetet e pamjaftueshme për drejtuesit e Atleticos. /albeu.com/


Shtuar 10.09.2020 15:50