5 klubet ku mund të transferohet Leo Messi

Lionel Messi mund të bëjë një largim të befasishëm nga Barcelona verën e ardhshme.

Në media spanjolle po flitet se 6 herë fituesi i Topit të Artë ende nuk ka vazhduar kontratën me Barcelonën, dhe në verën e vitit 2021 do të largohej falas nga “Camp Nou”.

Nëse ndodh një largim i mundshëm, janë 5 skuadra ku ai mund të vazhdojë karrierën.

Manchester City – Manchester City kanë qenë prej kohësh të lidhur me Messin, megjithëse lojtari në të kaluarën nuk kishte shprehur interesim për largim nga Barcelona.

Inter – Skuadra nga Serie A ishte një emër surprizë kur në muajin prill u futen në garë për Lionel Messi. Ish presidenti i Interit, Massimimo Moratti, është i bindur se Interi mund ta sjellë në ‘San Siro’ Lionel Messin.

PSG – Me Neymar dhe Kylian Mbappe që duken afër largimit nga PSG, gjigantët francez mund t’i lejojnë vetes të hidhen në sulm për Lionel Messin.

Newell’s Old Boys – Në mesin e shumë ofertave, Messi mund të zgjedh një përfundim tjetër të “përrallës” së tij, duke zgjedhur klubin e fëmijërisë.

Inter Miami – Pronari i klubit David Beckham, nuk ka fshehur asnjëherë dëshirën për të sjellë Messin në Florida.


Shtuar 3.07.2020 14:14