4 yjet e skuadrës që Koeman pritet t’i largojë nga Barcelona

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman do të ndryshojë organikën e skuadrës katalanasve.

Sipas mediave spanjolle, tekniku holandez ditën e sotme ka bërë disa telefonata duke i konfirmuar largimin nga “Camp Nou” 4 futbollistëve.

Bëhet fjalë për Suarezin, Rakiticn, Umtitin dhe Arturo Vidal të cilët sezonin e ardhshëm do të ndryshojnë skuadër.


Shtuar 24.08.2020 16:48