30 vite pa titull, por Liverpooli është ekipi më i mirë në historinë e Premier League

Liverpool është gati t’i japë fund pritjes prej 30 vitesh pa titull.

Skuadra e Jurgen Klopp po e bën këtë duke thyer rekorde të njëpasnjëshme. Pas 25 javësh kampionat, “The Reds” konsiderohen skuadra më e mirë të gjitha kohërave në historinë e kampionatit anglez.

Liverpooli ka bërë të harrohen si Arsenali i vitit 2004, që e mbylli sezonin pa asnjë humbje, apo edhe Manchester United i vitit 1999, që fitoi gjithçka.

Statistikat flasin në favor të kampionëve të Europës, që deri në këtë pikë të sezonit kanë 24 fitore dhe vetëm 1 humbje. Liverpool synon të thyejë edhe rekordin e Manchester City dy vite më parë, kur “Citizens” e mbyllën kampionatin me plot 100 pikë.


Shtuar 7.02.2020 15:52