Tottenhemi dëshiron që të përforcohet me sulmuesin e Milanit Krishtof Piatek gjatë merkatoës së janarit.
Mediat angleze shkruajnë se klubi londinez kërkon të plotësojë boshllëkun e krijuar nga dëmtimi i sulmuesit të Herri Kejn, i cili mund mungojë për një periudhë të gjatë.
“Spërsat” dëshirojnë ta sjellin 24-vjeçarin polak në formë huazimi, por drejtuesit e Milanit mendojnë ndryshe pasi dëshirojnë që klubet e interesuara për Piatek të paguajnë mbi 30 milionë € për ta lënë të lirë sulmuesin.
Klientët e interesuar për shërbimet e Piatekut janë dhe Njukasëlli dhe Aston Vila.
Piatek është lënë në hije pas ardhjes së Ibrahimoviçit te Milani dhe drejtuesit kuqezi janë gati t’i besojnë suedezit sesa polakut.