17 vite si miq dhe si ndihmëstrajner, Buvac sulmon keq Klopp

Zeljko Buvac mbahet mend si ndihmësi i Jurgen Kloppi, ku së bashku trajnuan skuadra për 17 vite.

Trajneri gjerman dhe ndihmësi i tij asnjëherë nuk folën për prishjen e marrëdhënieve të tyre, kur Buvac u largua në prillin e vitit 2018.

Për momentin 56-vjeçari që është drejtor sportiv i Dinamos Moskës, nuk ka mbetur i kënaqur nga mënyra si Klopp nuk ia dha meritat e punës, duke pranuar se nuk e ka përgëzuar për titullin e fituar.

“Nuk e urova për titullin kampion. Isha shumë i lumtur për Liverpooli, për fansat dhe për lojtarët, por nuk e bëra”.

“Unë bëra punën e trajnerit, në përjashtim të intervistave. Më dukej sikur kam qenë trajner për gjithë ato 17 vjet. Unë i kisha të gjitha funksionet dhe u përpoqa të ndikoja në ekipin tim, dhe të ndihmoja sa më shumë që të kishim sukses dhe nuk kisha nevojë vëmendje”, ka thënë Buvac në një intervistë në YouTube – e cila është bërë nga gazetari rus Nobel Arustamyan.

Ai thotë se nuk dëshiron të bëhet trajner, vetëm nëse e fton Barcelona, ndërsa shton se ka refuzuar shumë oferta.

“Për momentin nuk kam ndërmend që të bëhem trajner. Vetëm nëse më telefonon Barcelona mund të mendohem, por në të kundërt jo. Ju mendoni se unë po rri këtu për të pritur momentin që të bëhem trajner, por nëse ju them sa oferta kam refuzuar në kohën e izolimit prej pandemisë do ta kuptoni që po ju them të vërtetën”.

“Nuk kam ndërmend të them se cilat ishin skuadrat që më kërkuan”, deklaroi ai.

Pas largimit të Buvac, Klopp afroi Pepijn Lijnders si asistent të tij.

Klopp dhe Buvac ishin së bashku që nga viti 2001, ku drejtuan klube si Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool.


Shtuar 6.10.2020 21:48