Arsenali me barazimin ndaj Burnley ka thyer një rekord negativ.
Një fitore ditën e sotme do ta fuste ekipin e Artetas do ta fuste ekipin në garë për Champions, pasi Chelsea dhe United dështuan.
Kjo është forma më e dobët e këtij ekipi në 25 ndeshje prej sezonit 1912.13, ku ata kanë arritur vetëm një fitore nga shtatë ndeshje në Premier Ligë që prej se Unai Emeryn e ka zëvendësuar Mikel Arteta si trajner.
Topxhinjtë kanë në total 13 barazime që kanë më se shumti në 25 ndeshje nga 38 gjithsej, kurse ata janë e para skuadër që kanë më se shumti barazime, duke thyer rekordin e Manchester United te sezonit 1980/81 që kishte 12 barazime nga 25 ndeshje.
Lojtarët e Artetas tani janë 10 pikë pas vendit të katër Chelsea, kurse ndeshja e radhës e tyre është më 16 shkurt kundër Neëcastle.
Lojtarët tani mund të pushojnë për dy javë në Premier Ligë në pushimin e dimrit, por ata pritet të udhëtojnë në një kamp stërvitor në Dubao në fund të javës.
Pasi përballjes me Magpies, ata do të përballen në fazën e eliminimit në Europa League.
Arsenali do të përballet me Olympiacosin në rrethin e 1/16 të finales, me ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin Georgios Karaiskakis më 20 shkurt.
Gunners do të takohen me Evertonin tri ditë më vonë në Emirates e ku mandej do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër Grekëve në Europa Ligë në Londër.