Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Pak ditë pas rrëzimit të qeverisë së Kurtit, Mavraj ka përdorur një nga shprehjet e shumta të këngëtarit Unikatil për të dalë hapur në krah të tij.
“100 zogj t’pulave kundër 1 LUANI. Me Albinin”, ka shkruar Mavraj në rrjetin social “Instagram”.
Kujtojmë që Kurti u rrëzua nga qeveria pas 51 ditëve në detyrë.i