Emocionuese/ Sofia Richie dhe Elliot Grainge festojnë përvjetorin e parë të martesës

Sofia Richie dhe Elliott Grange po festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Modelja u martua me të dashurin e saj në prill 2023, një vit pas fejesës së tyre në një ceremoni luksoze në rivierën franceze në prani të shumë yjeve.

Duke dashur t’i shprehë dashurinë bashkëshortit të saj, ajo ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram. Në veçanti, ajo ka publikuar një sërë fotosh nga dasma e tyre dhe në mbishkrimin e postimit i ka dërguar një mesazh të dashurit të saj. “Si sot 1 vit më parë! Dua të martohem me ty një milion herë më shumë🕊️🕊️”.

View this post on Instagram

A post shared by Sofia Richie Grainge (@sofiarichiegrainge)

 


Shtuar 24.04.2024 13:59