Alarmet për sulm ajror janë lëshuar në të gjithë Ukrainën pas paralajmërimeve nga zyrtarët ukrainas se Rusia po përgatiste një valë të re sulmesh me raketa dhe dron.
“Një alarm i përgjithshëm për sulm ajror është vendosur në Ukrainë. Shkoni në strehimore”, shkruan shërbimi kufitar i vendit në Telegram.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbrëmë tha se Rusia mendohej se po “planifikonte diçka në jug”, ndërsa ushtria e Ukrainës tha se Moska po lëvizte trupat nga qytetet në lumin Dnipro përballë qytetit jugor të Khersonit.
Prej disa ditësh sulmet ruse janë përqëndruar në infrastukturën energjitike të vendit duke lënë mbi 6 milion ukrainas pa ujë dhe pa drita ndërkohë që dimri i ashpër ka pushtuar të gjithë vendin.