Edhe pse vjeshta po afron, shumë prej jush mund të duan të shpenzojnë disa ditë të tjera pranë detit dhe fatmirësisht moti ua premton këtë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për dy ditët në vijim, kushtet atmosferike do të jenë të favorshme si për pushuesit në bregdet ashtu edhe për ata në mal.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimatre përgjatë relieveve malore.
Era nga Veriperëndimi-Verilindja 1-10m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave lugionore do të fitojë shpejtësi deri në 20m/s.
Njoftimi i plotë:
Përshëndetje nga SH.M.U.!
Lajme të mira për të gjithë ata që kanë planifikuar pushime për 3 ditët në vijim.
Kushtet atmosferike janë të favorëshme si për pushime në bregdet ashtu edhe në mal.