ZYRTARE/ Federik Feseli transferohet në Francë

Mbrojtësi nga Kosova Federik Veseli është bërë me skuadër të re.

Futbollisti i Shqipërisë ka vendosur të largohet nga Empoli për të nisur një aventurë të re në Francë.

Ai i është bashkuar skuadrës franceze Le Mans e cila lufton në Ligën e Dytë franceze.

Klubi i Empolit e ka zyrtarizuar transferimin duke konfirmuar se marrëveshja është vetëm huazim.

Le Mans e ka edhe opsionin e blerjes së Veselit në fund të edicionit.


Shtuar 31.01.2020 22:32