Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme spitalin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në sektorin e Kirurgjisë dhe ka përfshirë më ps edhe katet e tjera të spitalit, duke djegur kabinën elektrike, dhe për pasojë duke mbushur me tym pavionin dhe duke rrezikuar jetën e pacientëve nga asfiksia.
Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Punonjësit e spitalit ishin të parët që vunë në lëvizje pacientët, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse e policia, duke bërë të mundur evakuimin e pacientëve dhe materialeve në spital.