Zhduket prej 3 javësh i riu shqiptar, e ëma: Është kaq enigmë!

Prindërit e Arsim Zendelit në SHBA janë të frikësuar për jetën e të birit të tyre, i cili është i zhdukur prej 3 javësh pa asnjë gjurmë në Grosse Ile në Detroit të SHBA-ve.

Nëna e tij, Bashka Zendeli tha se ajo e ka parë për herë të fundit djalin e saj menjëherë pas mesnatës së 7 prillit.

“Ai u largua me makinë, dhe me gjendje mendore jo si zakonisht. Ne e raportuam atë të humbur në orën 10:30 në mëngjes. Por policia nuk e mori shumë seriozisht”.

Familja e tij tha se Zendeli mbushi 24 vjeç më 18 prill dhe ata janë duke pritur të festojnë ditëlindjen e tij.

Departamenti i Policisë Grosse Ile tha se është duke kërkuar për të riun, automjeti i të cilit u gjet në Water’s Edge, në orën 2:45 të mëngjesit të 8 prillit me dëme të vogla.

Ata thanë se Zendeli mund të vuajë nga sëmundje mendore.

“Ata e gjetën makinën jo larg nga vendi ku jetojmë, kështu që supozuam se ai ishte në këmbë dhe ne kërkuam kudo”, tha e ëma.

“Ne morëm ekipet e kërkimit dhe shpëtimit dhe bëmë tre kërkime me helikopter në lumenjtë aty pranë. Të nesërmen, ne organizuam kërkime të të gjithë ishullit”.

Wayne County bëri një kërkim të gjerë me anije me kamera nënujore dhe patrulla nëpër ishull, por pa asnjë dobi.

“Ai nuk është i vetëdijshëm për rrethin ose vetveten,” tha Bashka Zendeli.

“Unë vazhdoj të mendoj për atë që mund të ketë ndodhur dhe ku mund të jetë ai. Pse nuk e ka parë dikush? Është shumë enigmë”.


Shtuar 1.05.2020 16:30