Zhduket 18 vjeçari në Dibër, doli në mal të mblidhte bimë medicinale

Një 18 vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 5 ditësh pasiu kishte dalë për të mbledhur bimë medicinale në mal.

Ardian Pali ishte ngjitur në malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, me shitjen e të cilave siguronte të ardhura për familjen, por prej asaj dite nuk është rikthyer më në shtëpi duke i shqetësuar jo pak familjarët.

Ata kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardian Palit, ndërsa kanë nisur edhe vetë kërkimet.

I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur “Përroi i thellë” afër Rekës së Epërme, në Tanushë.

Qindra banorë të zonës kanë dalë në kërkim të tij në zonën ku mendohet se ka humbur, por deri më tani pa asnjë rezultat. /abcneës.al


Shtuar 23.05.2020 11:39