Zhbllokohet Kakavija, në 3 orë kalojnë në Greqi rreth 1 mijë emigrantë

Situata duket se është përmirësuar në Kakavijë aty ku qytetarët shqiptarë ishin të bllokuar pa ujë e ushqime.

Prej orës 14:00 deri në orën 17:00, raportohet se e kanë kaluar kufirin 1 mijë emigrantë.

Pala greke shtoi testimet për koronavirus, çka ka sjellë një përmirësim të situatës.

Gjithsesi radhët e makinave vazhdojnë të jenë në disa kilometra.

Më herët Greqia ka vendosur që të zgjasë kufizimet për emigrantët shqiptarë deri në datën 31 gusht.

Por karantina nuk do të jetë 14 ditë, por vetëm 7 ditë.


Shtuar 14.08.2020 15:29