Zbulohet çfarë e lidhte Stresin me Hekuran Billën (FOTO LAJM)

Reperi i njohur Stresi ka treguar se me Hekuran Billën, i cili u ekzekutua disa ditë më parë kanë qenë miq të vjetër.

Mësohet se Stresi e vizitonte 40-vjeçarin, në burgun e Fushë-Krujës iu vuante dënimin për vrasjen e Prel Markut në një lokal në Angli në vitin 2006.

Pas miqësisë me Noizyn, u zbulua se viktima kishte njohje edhe me rivalin e reperit, Stresin.

Ky i fundit publikoi një foto të 40-vjeçarit dhe e quajti vëlla.

“Shpirti i vëllait pusho i qetë. Zoti të pastë afër vetes Daxha,”- shkroi reperi.

Vrasja e Hekuran Billës të enjten në zonën e Komunës së Parisit tronditi Tiranën.

Billa mbeti i vdekur pas një atentati mafioz, që iu bë rreth orës 22:00.

Viktima ka vrarë Prel Markun në një lokal në Angli, më 14 tetor të vitit 2006. Billa u shpall fajtor për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Më pas u ekstradua në Shqipëri, ku dhe vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Billa kishte rreth një vit që ishte liruar nga burgu dhe pas daljes, ai i ishte përkushtuar biznesit.


Shtuar 16.06.2020 10:11