Zbulohet arsenal armësh pranë kufirit greko-shqiptar

Një arsenal armësh është zbuluar në një banesë në një fshat pranë kufirit greko-shqiptar, në Igumenicë.

Në banesë u gjetën 3 kallashnikovë, 1 pushkë, 3 thika, 1324 fishekë kallashnikovi, 7 fishekë të kalibrave të ndryshëm, etj..

Në pranga ka renë një shtetas grek, ndërkohë që ka dyshime dhe po hetohet për rrjet të trafikut të armeve Shqipëri-Greqi.


Shtuar 6.05.2020 19:21