Zbulohen shenjestrat e OFL, të dënuar për vrasje, vjedhje e trafik lëndësh narkotike

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Kastriot Lalaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;

Mark Lleshi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Agron Selmani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Arjan Ndoci, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.08.2020 11:48