Zbulohen detajet e fundit: 1.3 ton kokainë kaloi në Shqipëri, SPAK ishte në dijeni

Një sasi e madhe droge, prej 1.3 ton e llojit kokainë u kap në sot Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve mësohet se droga kishte kaluar në dy doganat shqiptare.

Droga me një kamion bananesh hyri dje në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër dhe doli sot nga Qafë-Thana me dijeninë e SPAK.

Burimet thonë se SPAK pranoi që të kalonte droga pasi ishte kërkesë e DEA-s dhe policisë italiane, të cilët kishin disa ditë që po hetonin.

Kamioni u kap në një magazinë frutash në Krushopek të Sarajit ku u arrestuan dy shoferë dhe një magazinier, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine deri në Bar të Malit të Zi dhe kishte destinacion final Slloveninë.


Shtuar 19.02.2020 19:51