Zbardhet dëshmia e bjondes që nxorri në pritë Billën: Më dhanë para, e njihja prej 1 viti

Pak javë më parë një atentat mafioz ndodhi në Tiranë ku u ekzekutua Hekuran Billa, i cili sipas hetimeve të deritanishme u vra nga hasmi i tij, Viktor Marku.

Ditën e sotme, është vënë në pranga e reja, Adiola Lakra, 26-vjeç, e cila dyshohet se është bashkëpunëtore në krim.

E reja ka pranuar krimin e rëndë, duke deklaruar se njihej me Billën që një vit më para, dhe është njohur me të pasi është paguar nga familjarët e Markut.

“E nxora në pritë për para”, mësohet se ka thënë Lakra në polici, e cila u arrestua mbrëmë në qytetin e saj të lindjes, Berat.

“Me Sebastiano Malin kam miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Sipas hetimeve, ajo kishte njohje me familjen e Viktor Markut, i cilësuar nga Policia si autori kryesor i vrasjes së Billës.

Policia dyshon se e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin që tronditi Tiranën pak javë më parë. /albeu.com/


Shtuar 26.06.2020 14:46