Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e Vilson Tafçiut

Ditën e sotme në Polici është vetëdorëzuar autori i dyshuar për vrasjen e të riut Vilson Tafçiut pak ditë më parë në zonën e Astirit.

I riu i dorëzuar në polici është shtetasi Noel Disha, 29 vjeç, i cili mohoi akuzat për ekzekutimin ndaj 28-vjeçarit në zonën e Astirit në mbrëmjen e së hënës.

“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha para policisë.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore e hetimit është “xhelozia” pasi dyshohet se i riu, viktima, ishtë në një lidhje me nje grua të martuar.

Ky i fundit ka bërë të ditur se grupi hetimor po punon për një pistë tjetër, e cila dyshohet të jetë xhelozia.

Viktima Vilson Tafçiu, i cili mori një telefonatë për të dalë jashtë lokalit, ku u qëllua me armë dhe gjeti vdekjen, dyshohet se ka patur lidhje dashurie me një grua të martuar.


Shtuar 23.01.2020 18:32