Zbardhen emrat, kush janë vëllezërit binjakë që u therën me thikë nga kushëriri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mes 3 shqiptarësh, ku kushëriri ka plagosur me thikë vëllezërit binjakë.

Viktori dhe Dritani janë dy vëllezërit binjakë me origjinë shqiptare që u plagosën me thikë nga kushëriri i tyre në Itali. Mediat fqinje thonë se personi i afërt në familje është identifikuar si Ardian.

Dëshmitarët thonë se të dy janë prerë me thikë në bark pasi dolën nga lokali.

Ishte pikërisht kushëriri që i thërriti që të takoheshin dhe sapo iu afruan, Adriani nuk hezitoi që ti ngulte thikën secilit prej tyre.

Menjëherë ia mbathi nga vendi i ngjarjes, por arratia i zgjati shumë pak.

Ndërkohë dëshmitarët thonë se vëllezërit 37-vjecarë njihen si persona të qetë në zonë dhe këtë e konfirmon edhe kryetari i bashkisë së Solferinos.


Shtuar 28.09.2020 18:51