Zbardhen dokumentat: Teatri i shembur monument kulture, Rama ngre zërin në studio (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një debat të nxehtë në “Real Story” përballë analistëve dhe gazetarëve.

Gjatë debatit gazetarët i kanë publikuar kryeministrit Edi Rama dokumenta të cilat sipas tyre vërtetojnë se godina e Teatrit Kombëtar ka qënë momument kulture.

Sipas dokumentave të publikuara në emision, Teatri ka qënë monument kulturë në vitin 2004 dhe është hequr nga qeveria në vitin 2007.

Pavarësisht dokumentave, kryeministri Rama i quan të pavarërteta, duke deklaruar se godina mund të ketë qënë pjesë e ansamblesë por jo monument kulture.

Sipas analistëve, fakti se godina ka qënë pjesë e ansamblesë e bën atë monument kulture dhe për këtë ka prova të forta, të cilat mund të vënë në pozita të vështira qeverinë për shembjen e Teatrit. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2020 21:08