“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta…”
Kështu u shpreh sot ambasadorja amerikane Yuri Kim për reformën në Drejtësi në Shqipëri.
Pak minuta më vonë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Rama shprehet mes të tjerash se ferri është bosh pasi të gjithë djajtë janë në tokë, ndërsa me këtë lem të kuptohet se distancohet të jetë përfshirë në një çështje të tillë.
Kryeministri komenton te postimi i ambasadores Kim në “Tëitter”, duke shpërndarë thënien William Shakespeare “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”. /albeu.com/
