Yuri Kim për Arjan Pushin: Dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jetë të mjekut, Arjan Pushit, për të cilin thotë se ishte një humbje e parakohshme.

Sipas diplomats amerikane, Pushi dha jetën teksa ishte në shërbim të të tjerëve duke shtuar se do të kujtohet si një hero.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!”, shkruan Kim në Twitter.


Shtuar 30.06.2020 16:30