Yuri Kim bën bashkë paqësisht Ramën, Metën, Bashën e Veliajn

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka pritur pasditen e sotme në rezidencë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi.

Mësohet se takimi është mbajtur në kuadër të festimeve të 4 korrikut, ditën e çlirimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në pritje kanë marrë pjese edhe zyrtarë të tjerë, si kreu i PD Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.


Shtuar 1.07.2020 19:48