Vrasje e prostitucion, OFL vë në shenjestër 3 fierakët

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për deklarimin e burimit të pasurive tre ish-të dënuarve për shfrytëzim prostitucioni dhe vepra të tjera.

Ata janë Thoma Shkurti, Kreshnik Dauti dhe Dritan Gropa.

Thoma Shkurti, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

Kreshnik Dauti, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”;

Dritan Gropa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vepra të tjera, tre fierakët duhet të justifikojnë pasuritë


Shtuar 25.08.2020 08:47