Categories: Uncategorized

Vrasje, drogë dhe prostitucion në Belgjikë: Kush janë dy vëllezërit që ju sekuestruan 3.7 million € pasuri

Pas një hetimi një vjeçar gjykata ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 3.7 mln euro të dy vëllezërve Edmond dhe Shkëlzen Hoxha 42 vjeç dhe 43 vjeç, banues në Tiranë me rekorde kriminale për vrasje, drogë dhe prostitucion në Belgjikë.

Policia deklaron se Shkëlzen Hoxha ka rekorde kriminale në Belgjikë, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.

Të lidhura

None found

Po sipas policisë, Edmond Hoxha ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Në këtë dosje Edmond Hoxha ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.

Pasuria e sekuestruar
4 apartamente në Tiranë
2 apartamente në Sarandë
1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë
1 njësi tregtare
1 palestër
7 garazhe
2 aktivitete biznesi në Tiranë
4 automjete BMW X5
Llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë

të fundit

Manuel Ugarte dëmtohet rëndë në ndeshjen ndaj Spanjës

Uruguai dhe Manchester United janë në pritje të lajmeve për gjendjen e Manuel Ugartes, pasi mesfushori pësoi një lëndim shqetësues…

29 minutes ago

Barcelona synon ta mbajë përfundimisht Patricio Pacificon

Sipas raportimit të Mundo Deportivo, Barcelona shpreson ta finalizojë gjatë javës së ardhshme transferimin përfundimtar të mbrojtësit të talentuar uruguaian,…

1 hour ago

Federata e Brazilit i drejtohet FIFA-s për golin e pavlefshëm të Vinicius ndaj Skocisë dhe kërkon mbrojtjen e integritetit sportiv

Konfederata Braziliane e Futbollit ka dërguar një letër zyrtare në FIFA për të protestuar ndaj anulimit kontrovers të golit të…

2 hours ago

VIDEO/ Maliq Municipality Employee Calls for Korçë to Be Dissolved, Sparking Laughter

Një punonjëse administrate në Bashkinë Maliq, ka mbajtur fjalimin në Reformën Administrative-Territoriale që u mbajt në Korçë [...] Read More...…

3 hours ago

Former MP Lajla Përnaska: I bear responsibility for my vote in favor of the 2008 constitutional changes and I publicly apologize

Ish-deputetja Lajla Përnaska deklaroi se mban përgjegjësi personale për votën e saj pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke theksuar…

3 hours ago

Pedri vlerëson Messin: Askush tjetër nuk arrin të bëjë atë që ai po bën në këtë moshë

Pedri ka shprehur edhe një herë admirimin e tij për Lionel Messin, duke deklaruar se argjentinasi është i vetmi futbollist…

3 hours ago