Pedri ka folur sërish me superlativa për Lionel Messin, duke theksuar se argjentinasi është i vetmi lojtar që mund të vazhdojë të bëjë gjëra të tilla në moshën që ka sot.
Mesfushori spanjoll pati rastin ta ndajë fushën me ikonën e Barcelonës vetëm për një sezon, përpara se Messi të transferohej te Paris Saint-Germain në vitin 2021.
None found
Ai theksoi se periudha pranë Messit i ka shërbyer shumë, ndërsa shtoi se edhe tani vazhdon ta ndjekë me kënaqësi lojën e tij.
“Pata fatin të luaja dhe të stërvitesha me të dhe kam shijuar e mësuar shumë prej tij. Tani, sigurisht, vazhdoj ta shijoj shumë lojën e tij”.
“Mendoj se shumë herë e shikon ndeshjen në televizion dhe nëse e ndjek vetëm atë, ai është duke kërkuar se ku është hapësira e lirë ose ku do të mund ta marrë topin i vetëm. Për sa i përket cilësisë, ai është mbi të gjithë të tjerët”.
“Ai e sheh futbollin pak më herët se të tjerët dhe e di se ku duhet të jetë për të shënuar një gol. Mendoj se atë që ai bën në moshën që ka, vetëm ai mund ta bëjë”, deklaroi Pedri për DSports.
Ndonëse është 39-vjeçar, kapiteni i Argjentinës vijon të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare, pasi ka shënuar pesë gola në dy ndeshje të Kupës së Botës dhe është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni me 18 gola.
Për shumëkënd, Messi mbetet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, duke qenë se gjatë karrierës së tij ka fituar gjithçka si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren, përfshirë edhe Kupën e Botës me Argjentinën.
Gjatë periudhës te Barcelona, ylli argjentinas ngriti 10 tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, duke zënë një vend mes emrave më të mëdhenj në historinë e klubit katalanas.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…