Voltana Ademi pozitiv me COVID-19, Veliaj surprizon me sjelljen ndaj saj

“I uroj Voltanës shëndet të plotë, asaj dhe familjes, jetë të paqtë. I këshilloj që të marri shumë vitaminë C dhe D, të ndjekë këshillat e mjekëve…”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar shërim të shpejtë, kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademit, e cila u konfirmua pozitive më Covid-19 ditën e sotme.

Gjatë një interviste në “Abc News”, i pyetur se çfarë i këshillon koleges së tij, Veliaj tha se duhet të marrë shumë vitaminë C dhe D.

“Së pari i uroj shërim të shpejtë. Është e rëndësishme që të prevalojë njerzëlliku.

Kjo nuk ndodhi me mua. Filluan me lloj lloj çudirash “shikoni si është nxirë, më bënë të vdekur në Turqi etj etj.

Unë nuk dua të bëj kështu, ndaj i uroj Voltanës shëndet të plotë, asaj dhe familjes, jetë të paqtë.

I këshilloj që të marri shumë vitaminë C dhe D, të ndjekë këshillat e mjekëve. Unë vetë jam ndjekur nga mjekët e Covid-2”, tha Veliaj.


Shtuar 22.09.2020 17:17